Rikthehet “Fast and Furious”
Ndjekje me makina me shpejtësi të lartë, dublantë të guximshëm dhe shpërthime, kthehen në ekranin e madh në episodin e tetë të serisë së filmave Fast and Furious.
“The Fate of the Furious”, Fati i të tërbuarve, risjell karakterin kryesor, Dominic Toretto, të luajtur nga Vin Diesel, që tani është i jashtëligjshëm, përcjell Top Channel.
Fituesja e çmimit Oscar, Charlize Theron, i bashkohet kastit si një karakter negativ, po ashtu, Sipher dhe Dayne The Rock Johnson, rikthehen në kast. Në film, shfaqen po ashtu edhe personazhet e zakonshme, Turese Gibson, Kris Ludakris Bridges dhe Michelle Rodriguez.
Ky është filmi i parë i serisë që pas vdekjes së aktorit Pol Uolker dhe Rodrigez thotë se xhirimet nuk ishin aspak të lehta, pa të.
“Kjo është edhe një nga motivet pse ne jemi më të errët këtë radhë. Sepse nuk mund të kthehesh në biznes si zakonisht pas një tragjedie të tillë. Ju mund ta shikoni këtë film dhe do ta ndjeni se është më i errët se secili prej filmave që kemi bërë më parë”, thotë Michelle Rodriguez.
Jason Statham, që rikthehet në filmin aksion, përshkroi tapetin e kuq ne Nju Jork, me partneren e tij shtatzënë, modelen dhe aktoren, Rosie Huntington-Whiteley.
“Fate of the Furious” do të dalë në kinematë amerikane, më 14 prill.