Vaksina redukton virusin HPV

Vaksina redukton virusin HPV

Në vitin 2008, kur vaksina është vënë në dispozicion, hulumtusit kanë gjetur një rënie deri në 90% të virusit (HPV).

Epidemiologu, Dr Kevin Pollock, i cili është  në mbrojtje të shëndetit në Skoci, ka thënë se shpreson në rënien e diagnozave të reja brenda një viti.

Ai ka thënë për BBC-në në një Radio të Skocisë: “Ne e kemi bërë vaksionimin kundër dy llojeve të – HPV 16 dhe HPV 18 – të cilët kanë shkaktuar rreth 70% deri në 80% të kancerit të qafës së mitrës, por vaksina i ka tejkaluar pritjet tona, sepse ajo ka shëruar një tjetër tip të tretë të HPV me rrezik më të lartë i cili shkaktonë rreth 10% e kancereve të qafës së mitrës.”

Vaksina mbron shëndetin e femrës kundër tre gjenotipeve të tjera të HPV, i cili është me një rrezik të lartë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.

Femrat të cilat janë vaksionuar si adoleshente kundër virusit, tek ato janë gjetur vetem 0.5% të rasteve, kurse të ato femta të cilat nuk janë vaksionuar, kanë  gjetur 21.4% të rasteve.

Dr Kate Cuschieri tha: “ndikimi pozitiv i vaksinës kundër virusit HPV ka qenë edhe më i madh se sa ne kemi menduar, i cili ka arritur një aspirat të qëndrushme rreth 90% të rasteve, që është testuar në 12  vajzat  të moshës 13-vjeçar.”

Në vitin 2014, ka pasur 388 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës në Skoci.

Testimi i vaksinës është bërë në 20.000 gra, i cili konsiderohet si studimi më i madh në popullsin skoceze.

 

Shpërndaje në: