Filmi “I Am Not Your Negro” shfaq racizmin në Amerikë
Për ta realizuar filmin iu deshën më shumë se një dekadë, e përmes tij tregon realitetin e hidhur që është aktual, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
“Ëndrra amerikane po ofrohet si një shou televiziv, nëse je i/e bukur dhe me fat atëherë t’i do të arrish shumë”, kështu shprehet për aktualitetin në SHBA regjisori i filmit.
“Make America Great Again”, “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, fjalia që presidenti Donald Trump e ka përdorur vazhdimisht kohët e fundit, regjisori thotë se e ka përdorur shumë kohë më parë se ai. Madje edhe para Barack Obamës e Fergusonit, por që sipas tij ata po injorojnë racizmin.
I Am Not Your Negro, është i bazuar në një libër të papërfunduar “Remember This House” nga autori afro-amerikan James Baldwin.
Filmi tregon se si njerëzit me ngjyrë vazhdojnë të trajtohen si skllevër, dhe se si njerëzit e bardhë nuk e quajnë vetën racistë edhe pse një numër i madh vazhdon t’i keqtrajtoj.
Filmi “I Am Not Your Negro”, do të shfaqet në Britaninë e Madhe nesër më 7 prill.