Konferenca që bashkoi 13 vende për aktivitetet e muzeut
Kjo konferencë është e pesta me radhë, që këtë vit është bashkë organizim i Muzeut të Kosovës me Rrjetin Ballkanik të Muzeve.
Drejtori i Muzeut te Kosovës, Skender Boshtrakaj, tha se kjo konferencë është që të shihet se çfarë bënë një muze dhe të kalohet në veprime të përbashkëta mes muzeve në nivel rajonal dhe më gjerë.
Ai bëri të ditur se Muzeu i Kosovës për tri ditë është nikoqir i mbi 100 pjesëmarrësve nga 13 vendeve të botës.
Sekretarja gjenerale e Rrjetit të Muzeve të Ballkanit, Aida Vezic, tha se qëllimi i kësaj konference është që profesionistët e fushës së muzeut të punojnë bashkë në çështje të përbashkëta dhe për të krijuar kushte më të mira pune për muzetë si institucione.
Kurse, këshilltari i Ministrit të Kulturës, Arton Ahmetaj, tha se muzetë meritojnë një prezantim korrekt pasi që ato ruajnë pjesë të rëndësishme të memories kolektive.
Konferenca është e organizuar nga Muzeu i Kosovës dhe Rrjeti i Muzeve të Ballkanit (BMN) dhe nga Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij (CHwB). Konferenca mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos, Muzeu i Kosovës dhe Fondacioni, Trashëgimi Kulturore pa kufij i Kosovës./KosovaPress/