Rreziku i kancerit që vjen prej patatinave: Të dhënat e fundit alarmojnë!
Nuk është hera e parë që dëgjojmë të thuhet se konsumimi i patatinave është më shumë se i dëmshëm për shëndetin tonë, por këtë herë të dhënat janë shqetësuese.
Sipas një studimi bërë së fundmi, shkencëtarët kanë gjetur se tek të gjitha këto ushqime të ambalazhuara, niveli i akrilamidit, kimikat i cili rrit rrezikun e kancerit, është shumë i lartë.
Madje ajo që i ka vënë të gjithë në alarm është fakti se nuk përbëjnë asnjë përjashtim edhe markat më të mira.