15-vjeçarja filmohet në Snapchat duke bërë seks me 25 djem
25 djem thuhet se janë parë duke dalë dhe hyrë në të njëjtën kohë në tualetin e Shkollës së Mesme “Fort Myers” në Florida.
Edhe pse mosha e lejuar për t’u përfshirë në akte të tilla është 18 në Florida, disa ndryshime ligjore që u bënë më 2007 lejojnë që 16 dhe 17-vjeçarët të bëjnë seks me dikë nga mosha 16 deri 23 vjeç.
Megjithatë, besohet se askush nuk është arrestuar për këtë ngjarje. Pamjet e asaj çfarë ndodhi u filmuan nga nxënësit të cilët besohet se për të filmuar përdorën Snapchat – i cili mund të kapë video deri në 10 sekonda.
Videoja, e cila fshihet automatikisht pasi të shikohet, u dërgua në mesin e nxënësve. Nxënësi Petislin Cadeau tha për Fox4News: “Dëgjova se po qarkullonte një video por në të vërtetë nuk e pashë. E di se ka qarkulluar në mesin e nxënësve të shkollës”.
Shkolla nuk kishte komentuar mbi këtë ngjarje.