Si ta kuptojmë se sa të vjetra i kemi gomat në veturë dhe shpejtësinë që mundemi me vozitë
Por a e dini datën e prodhimit të gomave? Pasi që në Kosove është një dukuri mjaftë e përhapur blerja e gomave te vjetra, është mirë ta dimë se kur janë prodhuar ato goma.
Në fotot më poshtë mund t’i shihni disa shembuj, ku shihet një kod 4 shifror që na tregon bazën javore dhe vitin e prodhimit të asaj gome. Po e marrim një shembull me kodin 1707, ku numri 17 tregon që është prodhuar në javën e 17 të vitit dhe 07 nënkupton vitin 2007, e kështu me radhë.
Kodi 1707
Kodi 5107
Kodi 2495
Por gomat e kane edhe një karakteristikë tjetër, ku në bazë të nje shifre/kodi, na tregojne shpejtësin e lejuar me ato goma. Nësë ajo shpejtesi tejkalohet, atëherë fillon dridhja e timonit, prishja e gomes dhe shume gjëra tjera. Më poshtë jane disa nga kodet që duhet ti dini :
J – 100 km/h
K – 110 km/h
L – 120 km/h
M – 130 km/h
N-140 km/h
P- 150 km/h
Q-160 km/h
R – 170 km/h
S – 180 km/h
T – 190 km/h
U – 200 km/h
H- 210 km/h
V/Z – deri 240 km/h
W – 270 km/h
Një shembull se ku mund ta lexoni kodin për shpejtësin e lejuar, në këtë rast shkronja V ( lokacioni i këtij kodi varet nga prodhuesi i gomës, që do të thotë kodi nuk është në të njejtin vend për të gjitha, duhet ta gjeni me kujdes):