McLaren prezanton veturën me trup me pupla (Foto)
Trupi i re me pupla është tani në dispozicion për klientët të cilët dëshirojnë të kenë një veturë me pamje natyrale.
Për të krijuar një trup të tillë të veturës, divizionit të kompanisë iu desh që të punonte plot 300 orë vetëm në vendosjen e puplave me dorë.
Të gjata rreth 7cm dhe të mbuluara me një llak perlë, puplat janë aplikuar në veturë paralelisht me drejtimin përpara, në mënyrë që gjatë vozitjes efekti i tyre të shihet më mirë në ajër.
Se si duket vetura me këtë pamje mund t’i shihni fotot më poshtë: