Jetëgjatësinë po ua shkurton konsumi i këtij produkti
Efektet e dëmshme të kësaj diete vazhdojnë edhe në qoftë se në një moment ju e lini dhe kaloni në një dietë të shëndetshme, shkruan Ansa.it.
Këto janë rezultatet e një studimi që publikohet në revistën “Cell”. Studimi është bërë nga një ekip ndërkombëtar i Universitetit “College” në Londër.
Kjo do të thotë se zakoni i të ngrëniet të sasive të mëdha të sheqerit, nëse vazhdon për shumë vite me radhë, mund të lërë shenjë afatgjatë në shëndetin tonë, duke përshpejtuar procesin e plakjes.
Studimi ka dhënë rezultate potencialisht të rëndësishme për njerëzit. “Gjeni” i përfshirë në jetëgjatësi është analizuar me detaje, edhe pse janë marrë mizat e frutave në studim, të cilat jetojnë mesatarisht 90 ditë.
Studiuesit krahasuan dy grupe mizash gjatë tre javëve të para të jetës, kur u janë dhënë më shumë sheqerna, pastaj kaluan në një konsum me vetëm 5% sheqer. Grupi tjetër u ushqye vetëm me “dietën e shëndetshme” nga fillimi.
U vu re pas studimit se mizat e para jetojnë një mesatare prej 7% më pak se mizat e tjera. Në gjykim të ekspertëve, niveli molekular te dieta e pasur me sheqerna shfaqej me një riprogramim të gjeneve të rëndësishme për jetëgjatësinë.