Brabus lanson imazhe të reja të Mercedes-Maybach Rocket 900 (Foto)

Brabus lanson imazhe të reja të Mercedes-Maybach Rocket 900 (Foto)

Brabus Rocket 900 është i bazuar në Mercedes-Maybach S600 dhe ka për qëllim që blerësve të iu ofroj luksin dhe shpejtësinë, të dyja në të njejtin vend, shkruan Indeksonline.

Vet emri ‘Rocket 900’ , tregon paraprakisht se bëhet fjalë për një veturë të fuqishme. Kjo veturë ka një motor bi-turbo V12 me 900 PS (888 kuajfuqi) , startin nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.7 sekonda, ndërsa ka një shpejtësi maksimale deri në 350 kilometra në orë.

Në mënyrë që të bëjë këtë veturë të dallojë nga një Maybach natyral, Brabus kanë shtuar një parakolp të ri përpara, grilë ekstra, parakolp të ri në pjesën e pasme, rrota 21-inç dhe një enterier komplet me lëkurë të përsosur.

Kostoja e të bërit biznes? Rreth 500.000 euro.

Me një emër ‘Rocket’ si ky, as që nuk pritej të ketë çmim më të arsyeshëm. /Indeksonline.net/

Shpërndaje në: