Vetura më e re, e cila largon përpara vetës veturat që lëvizin ngadale (Foto/Video)

Vetura më e re, e cila largon përpara vetës veturat që lëvizin ngadale (Foto/Video)

E quajtur ‘Lane Valet’ , bëhet fjalë për sistemin i cili do të zhvillohet si një funksion opsional për të gjitha modelet e veturave Lexus, duke përfshirë LC dhe të gjitha modelet tjera luksoze, shkruan Indeksonline.

Sistemi do të funksionojë në lidhje me përmirësimin e fluksit të trafikut duke “asistuar” dhe lëvizur automjetet të cilat lëvizin ngadalë nga korsia e majtë në korsinë e djathë.

Ky sistem përfshinë një radarë mahnitës me teknologji monitorimi të korsive dhe të dhëna protokolli me wireless. Me fjalë të tjera ky sistem gjysmë-autonom do të bëjë shoferin e një automjeti të ngadalshëm që me “mirësjellje” të lejojë hapësirë për lëvizjen e veturave me shpejtësi më të madhe.

Për ta aktivizuar këtë sistem, ju vetëm duhet të shtypni butonin ‘Lane Valet’, pastaj radari i veturës dhe kamerat do të skanojnë rrugën.

“Lane Valet” është projektuar nga inxhinierë të lartë të Lexus-it, për gjithë shoferët që e kuptojnë rëndësinë e sigurisë dhe një ngasje të sigurtë të veturës” tha drejtori i marketingut të kësaj kompanie, Brian Bolain.

“Një shpejtësi e përshtatshme e automjeteve pa frenim të tepruar ofron efikasitet të duhur të karburantit, rrjedhojë më të mirë të trafikut dhe ulë shkallën e frustrimit të shoferëve. Ne jemi vetëm duke u përpjeur për të dhënë të gjithë përvojen më të mirë të mundshmë të drejtimit të automjetëve për shofer” shtoi Brian.

Edhe pse Lexus ka përditësuar kohëve të fundit me teknologji mjaft të lartë veturat e reja, kompania thotë që sistemi “Lane Valet” është prezantuar për datën 1 prill dhe është vetëm një nga shakat e shumta që kompanitë e ndryshme të veturave shfaqin për këtë datë.

Sidoqoftë duhet pranuar që kjo e Lexus ishte një nga më kreativet 😛 !

Shpërndaje në: