8 Gjëra Jetike që Vetmia na Mëson

8 Gjëra Jetike që Vetmia na Mëson

Menjëherë mendojnë se dikush që dëshiron të qëndrojnë vetëm është antishoqërorë dhe i padëshiruar. Të qenit të vetmuar nuk lidhet domozdoshmërisht me mendimet negative. Mund ta vini re nga përvoja personale dhe do i prekni me të vërtetë dobishmëritë, sapo të keni mësuar si të pranoni dhe përqafoni vetminë.

Nuk është e nevojshme për t’u izoluar në një vend të humbur për të ndjerë dobitë e vetmisë. Por ashtu siç edhe do ta zbulojmë më tej, ekziston një kënaqësi e pamohueshme nga të pasurit marrëdhënje të menduara mirë me njerëz të tjerë. Për t’u rritur su individë, duhet të mësojmë si ta shijojmë vetminë, ose me fjalë të tjera, të kënaqeni nën shoqërinë e vetes tonë, e vetes tënde.

 

  1. Rigjallëron dhe rikuperon veten

Duke qenë nën shoqërinë e shumë njerëzve shpesh herë është rraskapitëse. Duhet shumë energji për t’i mbajtur të gëzuar, për të zbutur egon e tyre, t’i bësh të qeshin, të përmbushësh çfarë pritet prej tyre. Këto janë ndërveprime të rregullta por mund të kenë efektin e tharjes mendore. Qëndrimi në vetmi ju mundëson të rikarikoni bateritë tuaja.

Pushoni pak nga këto ndërveprime të vazhdueshme dhe merrini mbrapsht ndjenjat dhe emocionet tuaja; aty ku e kanë vendin – tek ty.

 

  1. Do reflektosh më shumë

Do ta ngadalësoni hapin e shpejtë. Në ditët e sotme konsiderohet thuajse si diçka luksoze të pasurit disa momente për të qëndruar vetëm duke reflektuar mbi jetën tënde.

Një ndër kushtet e vetë-reflektimit është mundësia për të qëndruar vetëm.

Kur e largoni veten nga koha e shpenzuar e të shqyrtuarit të emocioneve dhe mendimeve të të tjerëve, do keni mundësinë që të fokusoheni brenda jush.

Mos harroni se vetmia prodhon ambjentin perfekt për reflektim.

 

  1. Do jeni më afër emocioneve tuaja

Vetmia ju dhuron kohën dhe hapësirën ta izoloni veten nga emocionet e njerëzve të tjerë. Shpesh, duke qenë shumë pranë emocioneve të ndryshme të të tjerëve, mund të bëjë që të humbisni lidhjen me emocionet tuaja.

Çastin kur të filloni ta shijoni vetminë, do keni më shumë perspektivë për emmocionet tuaja. Kjo do rezultojë në të kuptuarit më mirë se çfarë ju bën të lumtur apo të trishtuar.

Do filloni të njihni emocionet tuaja për tÇi rregulluar ato. Sidoqoftë, si fillim duhet t’i kuptoni qartë. Vetmia është ajo që ju ndihmon për ta arritur këtë.

 

  1. Do filloni të bëni ato gjëra që kanë bërë të ndiheni gjithmonë mirë

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse bëni përherë kompromise kur jeni nën shoqërinë e të tjerëve? Është për të mirën e grupit, apo jo? Por shpesh, gjërat që ju gëzojnë më shumë lihen mënjanë. Sapo të jeni vetëm, do kuptoni se më në fund keni mundësinë të bëni ato gjëra që ju pëlqejnë e ju bëjnë të lumtur. Liria për të bërë atë gjëra që dëshironi të bëni, është e paçmueshme.

 

  1. Do befasoheni se sa shumë produktivë do jeni

Të përfunduarit nën shoqërinë e disa miqve argëtues e të lezetshëm mund të ishte diçka argëtuese. Por kjo do ndikojë gjithashtu në produktivitetin tuaj.

Shoqëria e të tjerëve mund të jetë çorientuese për punët tuaja. Thjeshtë kujtoni thënjen e Hemingueit: “Gjëja më e mirë e të shkruarit, është një jetë e vetmuar”. Kështu që koha e shpenzur vetëm është më produktivja në jetën tuaj.

 

  1. Do t’i shijoni edhe më tepër marrëdhënjet

Kur të kuptoni se jeni duke e shijuar shoqërinë e vetes suaj, do zbuloni se do t’i vlerësoni edhe më shumë marrëdhënjet me të tjerët. Kjo për shkak se do keni vlerësim më të madh të vetes suaj. Marrëdhënjet tuaja do jenë më të thella dhe të kuptimta për vetë faktin se jeni të ndërgjegjshëm për vlerësimin e vetes suaj.

 

  1. Do jeni më të lirë se kurrë

Çastin kur të filloni ta shijoni vetminë, do ndiheni besimplotë në zotësitë tuaja për të qëndruar të vetëm. Do ndiheni më të lirë sapo të kuptoni që mund t’i bëni gjërat vetëm,

Sapo ankthi dhe dëshira e zjarrtë për shoqëri të ketë ikur, s’do ta ndjeni më nevojën për të ndërvepruar me të tjerët.

Nuk do ta ndjeni më ankthin që lidhet me të vështruarit përreth dhe të parit asnjëri, veç vetes suaj.

 

  1. Nuk do përqendroni gjithmonë në bërjen e të tjerëve të ndihen të lumtur

Dimë që shumica e marrëdhënjeve zgjasin derisa personi tjetër fillon e ndihet i trishtuar.

Prandaj përpiqemi përherë t’i bëjmë të tjerët të ndihen të lumtur, dhe kjo na shteron si emocionalsiht ashtu edhe fizikisht.

Kur të kuptoni që jeni të vetmuar, duhet të shqetësoheni për lumturinë e vetëm një njeriu, që është, ti. Ky është çasti kur filloni ta bëni të lumtur veten, kur filloni të bëni gjërat që ju gëzojnë, pa lënduar njeri.

 

 

Shpërndaje në: