Rama: S’jam kryetar i Bashkisë së Tiranës, e kam mbyllur në 2011 – Berisha: “Shkarkove” njerëzit e Veliajt

Rama: S’jam kryetar i Bashkisë së Tiranës, e kam mbyllur në 2011 – Berisha: “Shkarkove” njerëzit e Veliajt

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesje që i shkruante se ka punë edhe në bashkinë e Tiranës, duke iu referuar vizitave të tij pas arrestimit të Erion Veliajt. Ai shprehet se punët me Bashkinë e Tiranës i ka mbyllur që në vitin 2011, transmeton Periskopi.

Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetar i bashkisë së Tiranës”, u përgjigj Rama. Ai hodhi poshtë spekulimet lidhur me ndryshimet pas arrestimit të Erion Veliajt, duke theksuar se nuk kishte lidhje me to.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi duke akuzuar Ramën për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në shkarkimet dhe emërimet në bashki. Ai tha se Rama ktheu kryetaren e komanduar Anuela Ristani për të shkarkuar njerëzit e Veliajt. “Është Edi Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në bashkinë e Tiranës. Pavarësisht se është në qeli, Erion Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë, dhe ky fakt është i dokumentuar. Ajo që ndodhi është një ndërhyrje flagrante dhe e papranueshme në pushtetin vendo”, tha Berisha.

Shpërndaje në: