Në kryeqytet kapen 16 qen endacakë, dërgohen në strehimore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë vazhduar edhe sot operacionet për kapjen dhe menaxhimin e qenve endacakë, ku kanë bërë të ditur se janë përqendruar në qendrën e qytetit, Dardani, në rrugën Ndue Përlleshi, sheshet kryesore dhe zonat përreth.
Sipas njoftimit janë hapur 16 qen dhe janë transportuar në strehimoren e komunës.
“16 qen endacakë të kapur dhe transportuar në strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe kujdes.
Ndarja sipas zonave:
Rr. Ndue Përlleshi: 5
Sheshi: 2
Lagjia e Spitalit: 1 qenush + 9 këlyshë.” – thuhet në njoftim./PERISKOPI
📢21 Mars 2025
✅ Gjatë ditës së sotme, operacionet për kapjen dhe menaxhimin e qenve endacakë u përqendruan në qendrën e…
Posted by Kryeqyteti Prishtina on Friday, March 21, 2025