Elezi tregon kur bëhet certifikimi i rezultateve nga KQZ

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave dhe janë duke pritur vendimet e institucioneve tjera.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025’’, ka thënë ai për FrontOnline.
Sipas tij, KQZ do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.
‘’ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare” deklaroi Elezi./Periskopi/