Këshilltari për Siguri i SHBA’së pas bisedës me homologun rus: Pajtohemi që ekipet të takohen për armëpushimin në Ukrainë

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-ve, Mike Waltz, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Yuri Ushakov, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Në postimin e bërë në rrjetin social ‘‘X’’, Waltz ka bërë të ditur se të dy ata kanë rënë dakord që ekipet e tyre teknike do të takohen në Riad në ditët në vijim për t’u fokusuar në zbatimin dhe zgjerimin e armëpushimit të pjesshëm në Ukrainë.
‘‘Sot bisedova me homologun tim rus, Yuri Ushakov, mbi përpjekjet e Presidentit Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë.
Ne ramë dakord që ekipet tona teknike do të takohen në Riad në ditët në vijim për t’u fokusuar në zbatimin dhe zgjerimin e armëpushimit të pjesshëm të siguruar nga Presidenti Trump nga Rusia’’, ka shkruar ai./Periskopi/