Pas një jave grevë të transportuesve, deklarohet Bulliqi pasi u zgjodh problemi

Pas një jave grevë të transportuesve, deklarohet Bulliqi pasi u zgjodh problemi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se pas bashkëpunimit të ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës, Komunën e Prishtinës dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportit të Podujevës kanë arritur marrëveshjen për rikthimin e linjave të autobusëve dhe ndërprerjen e grevës.

Bulliqi thotë se nga sot, qytetarët llapjanë që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës mund të shfrytëzojnë rrugën “Zagrebi” pranë shkollës “Model”, për të vazhduar drejt Pallatit të Rinisë dhe Stacionit të Autobusëve.

“Po ashtu, është riorganizuar mbledhja e udhëtarëve në drejtim të Podujevës, duke siguruar funksionimin e rregullt të transportit. Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e shërbimeve të transportit në dobi të mijëra qytetarëve”, thotë ai.
Tutje, Bulliqi ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e tyre.

Shpërndaje në: