VIDEO| Publikohen pamjet e aksionit të sotëm të Policisë në Mitrovicë

VIDEO| Publikohen pamjet e aksionit të sotëm të Policisë në Mitrovicë

Aksioni policor i ndërmarrë mëngjesin e sotëm në veri dhe jug të Mitrovicës, për luftimin e “Krimit të organizuar, kontrabandimit me armë dhe municion”, ka përfunduar me sukses ka vlerësuar Policia e Kosovës, transmeton Periskopi.

Policia e Kosovës konfirmoi se janë kontrolluar 21 lokacione dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar për lidhje me veprat penale.

Ky aksion është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe mbështetje nga njësi relevante të policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

 

 

 

Operacioni është realizuar pas hetimeve disa mujore dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Në operacion u kontrolluan lokacione në Mitrovicë të Jugut dhe Veriut, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, një thikë, tyta armësh, fatrolla për armë dhe 1 DVR”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të hetimeve, 13 nga të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në vazhdim për zbardhjen e detajeve të tjera.

 

 

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e aksionit:

Shpërndaje në: