Selimi pas vizitës së Sorensen: Shpejt do të ketë presion nga BE-ja

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka komentuar vizitën e emisarit të ri evropian për dialogun Kosove-Serbi, Peter Sorensen.
Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se Sorensen gjatë vizitës në Kosovë “më shumë”, por shumë shpejt do të ketë presion nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, ai sërish ka thënë se vendosja e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës nuk ishte veprim i mençur, raporton Periskopi.
“Sorensen ka ardhur për vizitën e parë në Kosovë. Burimet thonë se ai më së shumti dëgjoi, por së shpejti do të bëhet presion për të treguar se BE-ja është serioze kur bëhet fjalë për përfundimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përdorimi i sanksioneve vetëm ndaj Kosovës nuk ishte i mençur. I padobishëm” – ka thënë ai.
Sorensen came for the first visit to Kosovo. Sources say he was mostly listening, but pressure will soon be to show EU is serious when it comes to concluding EU-mediated talks between Kosovo and Serbia. Using stick of sanctions only towards Kosovo was unwise. Unhelpful. https://t.co/norZ684BQq
— Petrit Selimi (@Petrit) March 19, 2025
Theksojmë se Sorensen gjatë kësaj jave qëndroi për vizitë në Kosovë, ku u takua me liderët politikë.