Xumi e quan “maniake” Eglin, pas përballjes së djeshme të saj me Gjestin

Në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother Vip Albania, janë përballur Egli dhe Gjesti, ku biseda e tyre shkaktoi edhe një reagim të ashpër nga Xum Allushi.
Teksa, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit të “BBVA”-së, i cili ka reaguar menjëherë në Instagram duke shprehur pakënaqësinë e tij me një seri postimesh ironike dhe të ashpra.
“Kur folin shumë njerëz për dinjitetin, si me fol Lul Basha për matematikën”, ndërsa vazhdon më tej: “I thonë një shprehje, nuk e la dot marmelatën me çaj jeshil. Mos ma përmendni më emrin, taksirat. Na zuri lemza”, ka shkrur Xumi.
Më pas ai iu është drejtuar direkt Eglit, duke i kujtuar se Gjesti i kishte thënë hapur se nuk kishte ndjenja për të.
“Tjetra ta ka thonë në sy 1000 herë ‘nuk kam ndjenja’ etj, etj. Ta ka prerë 1001 herë! Meqë the që s’mban përgjegjësi që ma preve mua, kështu që bohu reale, kokërr maniake, se s’e arrite dot me ba lojën dhe s’të funksionoi! Dole jashtë, pe çfarë lloj degradimi i kishe bërë vetës dhe hyre prapë për të larë reçelin me kamomil”.