Glauk Konjufca shkon për kryeshëndosh te familja e Thaçit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar sot në Skenderaj, ku është takuar me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Për tri ditë radhazi do të ketë të pame për vdekjen e Haxhi Thaçit, teksa Konjufca sot ngushëlloi familjarët e të ndjerit.
Pas përfundimit të vizitës, ai shkroi disa fjalë edhe në librin e zisë.
Bashkë me të ishte Ilir Kërçeli, dhe pjesëtarë të kabinetit.