Zelensky thotë se do të flasë sot me Trumpin për telefonatën e tij me Putinin: Kjo është vija e kuqe e Ukrainës

Zelensky thotë se do të flasë sot me Trumpin për telefonatën e tij me Putinin: Kjo është vija e kuqe e Ukrainës

Presidenti Volodymyr Zelensky u pyet nëse mendon se Ukraina është mjaftueshëm e përfshirë në bisedimet për paqe.

Ai tha se “hapat e ardhshëm nuk mund të bëhen pa ne”, pasi ka ndërmend të kontaktojë me presidentin amerikan Donald Trump më vonë sot, raporton The Guardian.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë në Jeddah mes grupeve tona, dhe mendoj se gjithçka ishte në rrugën e duhur, përveç përpjekjeve të Rusisë”, tha ai.

Ai shtoi se “do të diskutojë disa detaje të hapave të ardhshëm me të, dhe mendoj se mund t’i dëgjojë detajet e bisedës së tij me Putinin”.

Zelensky tha se Ukraina shpreson që Amerika “do të vazhdojë të punojë dhe të ushtrojë presion ndaj Rusisë.. për të zbatuar gjithçka”.

Një armëpushim i pakushtëzuar, ai tha se do të ishte “një nga hapat fillestarë drejt paqes”.

“Unë besoj se këtë vit, lufta mund të përfundojë me një paqe të denjë, por garancitë për sigurinë janë padyshim të nevojshme, përndryshe Putini do të kthehet me luftën sërish. Kjo është esenca e tij”, tha ai.

Ai shtoi se vija e kuqe e Ukrainës është njohja e territoreve të pushtuara të Ukrainës si ruse. “Ne nuk do të pajtohemi me këtë”, theksoi ai.

Shpërndaje në: