Sqarohet MKRS: Procedura e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është pezulluar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalur me një komunikatë, pas raportimeve se tenderi i rinovimit të Stadiumit të Qytetit në Gjilan është pezulluar.
Mirëpo, pezullimin e tenderimit e ka mohuar vetë MKRS-ja përmes një komunikate.
Në të thuhet se procedura në tërësi nuk është pezulluar, vetëm se janë duke i shqyrtuar dy ankesa që kanë shkruar në adresën e tyre.
“Procedura e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është pezulluar.
Njoftojmë opinionin publik, mediat dhe gazetarët e interesuar se raportimi për pezullimin e tërësishëm të procedurës së prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është i saktë!
MKRS ka përfunduar vlerësimin e ofertave dhe ka dalë me rezultat për rekomandimin e fituesit të kontratës. Ligji parasheh se palët që marrin pjesë në tender, kanë afatet e tyre të paraqitjes së kërkesave për rishqyrtim kur ka mospajtime nga ana e tyre lidhur me rezultatin.
Në këtë rast, meqenëse kemi së paku dy kërkesa për rishqyrtim, afatet e procedurës, pra jo procedura në tërësi, pezullohen deri në shqyrtim dhe vendosje mbi këto kërkesa. Ky afat pritet të përmbyllet brenda 5 ditësh, dhe më pas vazhdohet me fazat tjera, deri në nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.
Sqarimi i plotë:
Sqarim publik
Procedura e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është pezulluar.
Njoftojmë opinionin publik, mediat dhe gazetarët e interesuar se raportimi për pezullimin e tërësishëm të procedurës së prokurimit për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit, nuk është i saktë!
MKRS ka përfunduar vlerësimin e ofertave dhe ka dalë me rezultat për rekomandimin e fituesit të kontratës. Ligji parasheh se palët që marrin pjesë në tender, kanë afatet e tyre të paraqitjes së kërkesave për rishqyrtim kur ka mospajtime nga ana e tyre lidhur me rezultatin.
Në këtë rast, meqenëse kemi së paku dy kërkesa për rishqyrtim, afatet e procedurës, pra jo procedura në tërësi, pezullohen deri në shqyrtim dhe vendosje mbi këto kërkesa. Ky afat pritet të përmbyllet brenda 5 ditësh, dhe më pas vazhdohet me fazat tjera, deri në nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve.