Vetura e FSK-së vetaksidentohet në autostradën “Arben Xhaferi”, ka të lënduar

Vetura e FSK-së vetaksidentohet në autostradën “Arben Xhaferi”, ka të lënduar

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksidenti ka persona të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A. Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, deklaroi Hoxha.

Autoritetet janë duke u marrë me rastin dhe detaje të tjera priten të bëhen të ditura më vonë./Periskopi/

Shpërndaje në: