Biseda telefonike Trump-Putin, flet Scavino: Biseda po shkon mirë

Biseda telefonike Trump-Putin, flet Scavino: Biseda po shkon mirë

Zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, postoi një përditësim në rrjetet sociale për bisedën telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke konfirmuar se ajo tanimë është duke u zhvilluar, shkruan The Guardian.

“Po ndodh tani—Presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë që nga ora 10:00 e mëngjesit [sipas kohës lokale]. Thirrja po shkon mirë dhe është duke vazhduar”.

Kjo është hera e dytë që dihet që dy liderët flasin që kur Trump u kthye në detyrë në janar.

Bloomberg raportoi më herët se Putini pritej të kërkonte një pezullim të të gjitha dërgesave të armëve në Ukrainë – duke përfshirë ndihmën e SHBA-së dhe Europës – gjatë një armëpushimi të propozuar nga Trump.

Europa ka gjasa që të jetë e shqetësuar për t’u dakorduar me këtë kusht, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian po shtojnë përpjekjet për të ofruar paketa të reja ndihme ushtarake në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur.

Udhëheqësi rus ka ripërtërirë gjithashtu thirrjet për negociata më të gjera për një zgjidhje afatgjatë të luftës.

Kërkesat e tij ka të ngjarë të përfshijnë çmilitarizimin e Ukrainës, fundin e ndihmës ushtarake perëndimore dhe një angazhim për të mbajtur Kievin jashtë NATO-s.

Para bisedës, Trump tha se negociatorët rusë dhe amerikanë kishin biseduar tashmë për “ndarjen e aseteve të caktuara”.

“Mendoj se po ecim shumë mirë me Rusinë”, tha Trump të dielën, duke shtuar se ai mendonte se kishte një shans shumë të mirë për të arritur një armëpushim./Periskopi/

Shpërndaje në: