Mediumi amerikan “Semafor” raporton se Trump po e shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë

Mediumi amerikan “Semafor”  raporton se Trump po e shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është duke e shqyrtuar njohjen e Gadishullit të Krimes, të cilën Rusia e ankesoi nga Ukraina në vitit 2024, si territort rus me një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar një raportim të mediumit amerikan “Semafor”, transmeton Periskopi.

Mediumi “Semafor” ka thënë se presidenti Trumpi nuk kishte marrë formalisht ndonjë vendim dhe se lëvizjet e mundshme rreth Krimesë ishin në mesin e opsioneve të ndryshme që po qarkullonin.

Trumpi pritet të bisedojë të martën në telefon me homologun rus, Vladimir Putin, në përpjekje për ta bindur kreun e Kremlinit që të pranojë një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën dhe të lëvizë drejt përfundimit të përhershëm të luftës.

Krimea ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Ukrainës nga shumica e shteteve dhe Kievi ka thënë se dëshiron që ta rikthejë këtë gadishull, edhe pse ka pranuar se kthimi i tij nën kontroll me forcë është joreal tani për tani./Periskopi/

Shpërndaje në: