Modric dëshiron të luajë edhe një vit në Real Madrid

Modric dëshiron të luajë edhe një vit në Real Madrid

Luka Modric nuk e ka ndërmend të ndalet.

39 vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta të futbollit evropian.

Përkundër faktit se kishte oferta të majme nga Arabia Saudite, mesfushori kroat nuk u tundua asnjeherë dhe i mbeti gjithmonë besnik Real Madridit.

E tash, ish-futbollisti i Tottenhamit po shkon drejt muajve të fundit të kontratës me “Los Blancos”.

Mirëpo, gazetari sportiv italian dhe njëherësh ekspert i transfereve, Fabrizio Romano, raporton se përfaqësuesi kroat dëshiron të qëndrojë dhe të vazhdojë me Realin edhe për një vit, përcjell  “Express”, transmeton Periskopi

Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme dhe forma e mirë fizike ia kanë bërë të qartë legjendës kroate dëshirën për të vazhduar në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë në qershor të vitit 2025, ndërsa opsioni i tij i parë gjatë verës është që ta nënshkruajë një kontratë të re me Realin.

“Magjistari i mesfushës” dëshiron ta japë kontributin e tij në arritjen e sukseseve deri në qershor të vitit 2026.

Tash iu mbetet drejtuesve të klubit të vendosin përfundimisht për fatin e Modricit, ndërsa në të kaluarën ata e kanë bërë të qartë se lojtari e ka arritur atë nivel sa të mund të luajë në Madrid deri kur të dëshirojë ai.

Modric është tashmë një legjendë e Real Madridit, me të cilin ka fituar gjithçka që është e mundshme.

Shpërndaje në: