Viti: Gjendet një person pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti.
Sipas njoftimit të Policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente. Ndërsa, rasti është në hetim, raporton Periskopi.
“HETIM I VDEKJES- Viti NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull Kkosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe emergjenca, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Periskopi/