Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë – pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë – pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Më shumë se 300 palestinezë u vranë, duke përfshirë shumë fëmijë, dhe më shumë se 100 u plagosën pasi Izraeli nisi sulme të gjera ajrore në Gaza herët të martën, raportuan mjekët palestinezë.

Të martën herët në mëngjes, zyra e kryeministrit izraelit tha se e udhëzoi ushtrinë të synonte Hamasin në të gjithë Rripin e Gazës.

Sulmet u raportuan të kenë goditur objektiva në Gazën veriore, qytetin e Gazës, Deir al-Balah, Khan Younis dhe Rafah, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, transmeton Periskopi.

Një deklaratë e lëshuar fajësoi për sulmet refuzimin e Hamasit për të liruar pengjet e mbajtur në Rripin e Gazës dhe refuzimin e marrëveshjes së armëpushimit që Izraeli ka pretenduar se ishte propozuar nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff.

Izraeli premtoi të përdorte “forcë ushtarake në rritje”.

Në anën tjetër, Hamasi dënoi sulmet e fundit, duke e mbajtur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu përgjegjës për “përshkallëzimin e paprovokuar” kundër palestinezëve.

Hamasi paralajmëroi se sulmet shkelën armëpushimin dhe vënë në rrezik fatin e pengjeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: