Kush e bën Qeverinë? – Krejt çka tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Reel Talk me Maxhunin

Kush e bën Qeverinë? – Krejt çka tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Reel Talk me Maxhunin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], të shtunën ishte i ftuari i radhës në emisionin “Reel Talk me Maxhunin” në Periskopi, ku diskutoi për shumë çështje rreth zhvillimeve të fundit në vend. Një ndër pikat kryesore të kësaj interviste ishte rreth procesit zgjedhor, ku Haziri foli edhe për atë që LDK po akuzohet vazhdimisht nga LVV për “administrim të votave të diasporës”.

Haziri thotë se këto akuza të partisë në pushtet, janë për t’i “mbuluar veprimet e veta”.

“Hajni mbulesën më të mirë e ka, kur bën me gisht ‘kqyre hajni’. Për mos me u zënë vetë, e drejton gishtin te dikush tjetër”, deklaroi Haziri.

Tutje, Haziri u pyet edhe rreth mbledhjes pesë-orëshe të Kryesisë së LDK-së – për atë se çka u diskutua atje.

Haziri – i rezervuar për t’u përgjigjur në disa raste – foli edhe për kandidatët për deputetë të LDK-së, të cilët kishin reaguar për votat e diasporës, për të cilat i konsideronin si “vjedhje brenda partisë”.

Nënkryetari i kësaj partie thotë se “kanë të drejtë që reagojnë”, pasi vota është e shenjtë. Dhe, sipas tij, nëse ka pasur një situatë të tillë “ai është individ dhe nuk e përfaqëson LDK-në”.

“Nëse dikush nga ne gjendet i përzier dhe ka ndërhyrë – ne jemi të pakompromis, ai me ne nuk ka të bëjë. Kjo është LDK që unë e njoh, nuk toleron. Vota për ne është e shenjtë sikur që është familja, atdheu dhe Zoti”.

I pyetur nëse gjatë mbledhjes së Kryesisë, u kërkua që të ketë zgjedhje të reja brenda partisë, Haziri u përgjigj kështu;

“Nuk e përmirëson kjo procesin zgjedhor që kemi kaluar. Jemi e vetmja parti politike që e kemi mbajtur zgjedhur më 19 nëntor 2023. Kur i kanë mbajtë partitë e tjera zgjedhjet? Kjo neve na dallon prej tjerve. Kur ka nevojë LDK me mbajtë zgjedhje, ka me mbajtë. Edhe tash, nëse ne e vlerësojmë se duhet me bë zgjedhje ne e bëjmë. Për momentin, jemi duke pritur me u mbyll procesi zgjedhor, me definu rolin e LDK-së në institucione dhe me ec drejt përgatitjeve për zgjedhje lokale. Qëllimi i përbashkët është, rikthimi i madh i LDK si partia kryesore në këtë vend”, deklaroi Haziri.

Nënkryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare në vend, ka sqaruar deklaratën e Abdixhikut, ku në opinion u mor si “LDK nuk bën koalicion me opozitën pa postin e kryeministrit”.

“Nuk ka thënë që partive opozitare ‘ana kryeministrin’. Ne në parim kemi thënë, duhet me dëshmu edhe tash që para zgjedhjeve kemi deklaruar se LDK po lufton për zyrën e Kryeministrit. Ka program, ka staf dhe ekipe të përgatitura me zbatu reforma të mëdha. Neve qytetarët na dhënë këtë rezultat zgjedhor. Ajo që kemi thënë ne është se përvec që ne nuk bëjmë koalicion me VV dhe nuk marrim pjesë në blloqe opozitare. Pozicioni ‘as, as’… është konfirmu që zotimi jonë para zgjedhjeve ky. As s’kemi thënë me na dhanë vendin e kryeministrit partive opozitare, as vendin e kryeministrit vendit të parë të zgjedhjeve, por po konfirmojmë se nuk bëjmë koalicion me LVV dhe nuk hyjmë në formula qeverisësë, pa e pasë pozitën e kryeministrit sipas premtimit në zgjedhje”, tha Haziri në Reel Talk me Maxhunin” në Periskopi.

Haziri ka folur edhe rreth ftesës së Prokurorisë ndaj kryeminsitrit Kurti, i cili nuk po i përgjigjet për të dëshmuar rreth rastit të rezervave shtetërore.

Ai thotë se Albin Kurti nuk iu ka përgjigj as Policisë e as Prokurorisë tash e 20 vjet. Siç thotë ai, “nëse do me u zgjidh rasti drejtë, nuk vendos kushte”, duke iu referuara kërkesës së Kurtit për ta intervistuar në zyre të tij.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhënë në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, në Periskopi:

Shpërndaje në: