Dërgonin me forcë femrat tek klientët për shërbime seksuale, kërkohet paraburgim për të dyshuarit

Prokuroria e Ferizajt , ka kërkuar nga Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S.,- Lipjan dhe V.H., për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.
Sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i bazuar se muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, me këtë kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerjeje dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz”.
“Të pandehurit që nga data 15 Mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Periskopi/