Ferizaj: Gjendet një grua pa shenja jete

Një grua është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka njoftuar se ky është është duke u hetuar, rapoton Periskopi.
“HETIM I VDEKJES- Ferizaj / 16.03.2025 – 12:35. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim./Periskopi/