Konjufca për vdekjen e babait të Thaçit: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Konjufca për vdekjen e babait të Thaçit: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai u shpreh i pikëlluar për lajmin që mori.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje! Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të”, tha Konjufca.

“U prehtë në paqe!”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: