Koci kërkon që Thaçit t’i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait

Koci kërkon që Thaçit t’i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vdekje se babit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.

Koci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se Hashim Thaçit i është refuzuar disa herë e drejta për ta vizituar babanë e tij në momentet e fundit të jetës

“Haxhi Thaçi u nda nga kjo botë. Kosova humbi një njeri të saj. Por më shumë se kaq – kjo javë dëshmoi një padrejtësi, një mungesë të plotë humanizmi. Më shumë se një herë, Hashim Thaçit iu refuzua e drejta për ta vizituar babanë e tij, që po jepte shpirt. Më shumë se një herë, një panel gjyqësor në Hagë nuk u bind se një njeri po vdiste. E lanë të priste. E lanë të shpresonte. Dhe kur më në fund ia dhanë lejen, ishte vonë. Dhe e gjitha kjo bëhet edhe më e rëndë kur kujtojmë se Hashim Thaçi nuk është thjesht i ndaluar – ai është i izoluar mijëra kilometra larg Kosovës, në një paraburgim që s’ka fund”, ka shkruar ai.

Sipas Kocit, kjo situatë bëhet edhe më e rëndë duke pasur parasysh se Thaçi ndodhet në një paraburgim të pafund në Hagë, mijëra kilometra larg vendit të tij. Ai thekson se drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull, por edhe ndjeshmëri.

“Tani, nuk ka më justifikime. Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia. Prehu në paqe, Haxhi Thaçi.

E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, ka shkruar Koci.

/Periskopi/

Shpërndaje në: