Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Në një mesazh ngushëllimi, Osmani e ka cilësuar humbjen e një prindi si një dhimbje të pamatshme, që lë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të dashurit.
Osmani ka shtuar se kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun do të mbeten udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.
Osmani ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të saj dhe të popullit të Kosovës për ish-Presidentin Thaçi, familjen e tij dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit e Haxhi Thaçit.
“Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën. Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi”, ka thënë Osmani.
Në fund, ajo ka nënvizuar se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës./Periskopi/