Endriti emocionon me fjalët për vdekjen e gjyshit: I mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin

Endriti emocionon me fjalët për vdekjen e gjyshit: I mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin

Ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndotësore, shkruan Periskopi.

Për këtë ka reaguar edhe nipi i tij, djali i Hashim Thaçit, Endriti.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia e bënë të papërballueshmë. Prehu në paqe.”, ka shkruar Endriti.
Humbja e tij ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa ngushëllimet për familjen Thaçi kanë filluar të vërshojnë nga figura të njohura dhe qytetarë të shumtë.

Shpërndaje në: