Nura shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit: Iku nga kjo botë me mërzi të madhe

Nura shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit: Iku nga kjo botë me mërzi të madhe

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin e kobshëm.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e kobshëm, për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi, Baci Haxhi, që iku nga kjo botë me mërzi të madhe. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që u prekën nga ky lajm morti”, ka shkruar Nura në Facebook.

Shpërndaje në: