Dalin pamjet e të lënduarve në klubin e natës në Maqedoni pasi u dërguan në Turqi për shërim

Të lënduarit nga tragjedia në një disotekë të Maqedonië së Veriut po dërgohen për trajtim mjekësor në Turqi.
“Anadolu Agency Shqip”, ka publikuar pamjet ku avioni i ambulancës i dërguar nga Turqia për të marrë të lënduarit nga zjarri në Koçan.
Avio-ambulanca e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë ka mbërritur për të transferuar në Stamboll tre personat e lënduar nga zjarri, transmeton Periskopi.
Ambasadori turk Ulusoy tha se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin kërkuar që të lënduarit në gjendje të rëndë të dërgohen në Turqi për trajtim dhe çështja u finalizua shpejt me udhëzimet e presidentit turk, Recep Taip Erdogan.