Tragjedia në Koçan: Ky është numri i pacientëve që u dërguan jaahtë për mjekim

Tragjedia në Koçan: Ky është numri i pacientëve që u dërguan jaahtë për mjekim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se deri tani për kurim jashtë shtetit pas tragjedisë në Koçan, janë dërguar 13 të lënduar.

Taravari tha se në plan është që të dërgohen më tepër pacientë, por që kjo do të bëhet gradualisht, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Në plan janë që të dërgohen ende, megjithatë deri tani 13 janë dërguar. Kur do të ketë shtesë, do t’ju tregojmë. Në të njëjtat shtete. Në Sofje, Beograd, Stamboll dhe Selanik”, tha mes tjerash ministri Taravari.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se aktualisht po organizohet dhe transport ajror për të lënduarit në gjendje kritike.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë vendim për shpalljen e shtatë ditëve zi shtetërore.

Shpërndaje në: