Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Koçan: Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkaq të lënduarve u uroi shërim të shpejtë, transmeton Periskopi.
“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.