Tragjedia me 50 të vdekur në Koçan, Policia maqedonase ndalon personat përgjegjës

Tragjedia me 50 të vdekur në Koçan, Policia maqedonase ndalon personat përgjegjës

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB) ka ndërmarrë masa duke ndaluar të gjithë ata që kishin lidhje me organizimin e ngjarjes fatale në diskotekën private në Koçan. Ky incident tragjik ka ndodhur natën e kaluar, rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.

Në këtë kuadër, MPB ka nisur hetime dhe po bën verifikime për të zbuluar të gjithë ata që mund të kenë kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e ngjarjes që çoi në këtë katastrofë, raportojnë mediat shqiptare në RMV.

Të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë ngjarje janë ndaluar dhe po merret informacion për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë tragjedi, duke përfshirë përdorimin e mjeteve piroteknike në një mjedis të mbushur me njerëz.

Autoritetet janë duke ndërmarrë veprime për t’u siguruar që të mblidhen gjitha informacionet e të nxirren në dritë përgjegjësit e mundshëm, për t’u marrë më pas masa të tjera ligjore.

Shpërndaje në: