Detaje nga zjarri në Koçan të Maqedonisë së Veriut: Në klub ishin 1500 persona, mbi 100 mbetën të plagosur

Detaje nga zjarri në Koçan të Maqedonisë së Veriut: Në klub ishin 1500 persona, mbi 100 mbetën të plagosur

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan, pasi zjarri ka rënë mbrëmë gjatë një koncerti të një bande të njohur.

Sipas informacioneve të deri tanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona, raporton TCH, transmeton Periskopi.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.

Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë dërguar 27 persona të lënduar.

Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas informacioneve fillestare nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.

 

Tragjedi në Maqedoni të Veriut: Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate

 

Shpërndaje në: