Detaje nga protesta masive në Beograd që fillon tani

Detaje nga protesta masive në Beograd që fillon tani

Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e Serbisë që janë grumbulluar aty, duke shënuar njëherit edhe një prej protestave më të madha anti-pushtet në Serbi.

Studentët ndërkohë kanë bërë edhe një plan të detajuar të protestës, e cila është emëruar “15 për 15”, shkruan N1, transmeton Periskopi.

Programi kryesor zhvillohet në Asamblenë Kombëtare dhe programi zyrtar do të fillojë në orën 16:00, me një program muzikor njëorësh.

Në orën 17 janë caktuar fjalimet hyrëse, pas gjysmë ore më pas fjalimi “Nuk do të na shkelësh”, dhe në orën 17:40 do të shfaqet videoklipi “Urrejtje/Dashuri”.

Programi vazhdon në orën 18:00 me performancën e korit, pas së cilës edukatorët do të mbajnë fjalimet e tyre në orën 18:30.

Në orën 19:00 do të organizohet një moment heshtjeje për të vdekurit e tragjedisë në Novi Sad, ndërsa programi muzikor do të vazhdojë në orën 19:30.

Në orën 20:00, organizatorët do të mbajnë një fjalim të titulluar “Fronti Social”, i ndjekur 15 minuta më vonë nga diçka e quajtur “Zhurma më e madhe në Serbi”.

Fjala përfundimtare është planifikuar për në orën 21:00 dhe në orën 21:20 do të fillojë pastrimi i zonës, shoqëruar me një program muzikor.

Programi shoqërues mbahet në katër pika ku qytetarët mblidhen gjatë gjithë ditës.

Shpërndaje në: