Vizita e Rutte dhe ardhja e Sørensen javën e ardhshme: A po e përgatit Evropa terrenin për një rund të ri bisedimesh Kosovë-Serbi?

Pasi vizitës së sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë do të zbarkojë për herë të parë emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Kjo vizitë e tij vjen pas takimeve të fundit të ndara në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq me shefen e diplomacisë së BE, Kaja Kallas, shkruan Periskopi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të martën gjatë vizitës së tij në Kosovë japi disa mesazhe për dialogut Kosovë-Serbi.
Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për media në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Rutte u shpreh se prania e tij është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë.
“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizimi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdoj te theksoj para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte.
Në anën tjetër shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE, Kaja Kallas javë më parë tha në Bruksel se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve
Sorensen do të qëndrojë në Kosovë në datat 17-19 mars. Kjo është vizita e tij e parë që kur ka marrë detyrën në muajin shkurt 2025, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Mirioslav Lajçak./ PERISKOPI