Edhe një orë fillon protesta masive në Beograd: Kordoni policor rrethon ndërtesën e Presidencës

Për rreth një orë pritet të nisë protesta masive në Beograd, ku deri më tani raportohet se janë mbledhur dhjetra mijëra persona.
Ndërkohë, REL shkruan se kordoni policor ka rrethuar ndërtesën e Presidencës së Serbisë për të garantuar siguri.
“Ejani se ju duam, ju jeni tanët” – raportohet se u kanë thënë disa qytetarë, zyrtarëve policorë.
Më herët ndërkaq, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur numrin e personave që gjatë natës kanë mirëpritur protestuesit në Beograd.
Sipas njoftimi ka pasur edhe të arrestuar për prishje të rendit dhe të qetësisë.
“Në pikun e organizimit në të gjitha lokacionet e qytetit, numri total i personave që janë mbledhur nga të gjitha pjesët e Serbisë dhe i atyre që i kanë mirëpritur në Beograd, ka qenë rreth 31.000, sipas vlerësimeve të policisë. Nuk ka pasur incidente të mëdha, dhe Ministria u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore” – është thënë në deklaratë.
Autoritet serbe kanë bërë me dije se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur rendin, jetën dhe pronën publike.
Nga dita e djeshme në Beograd kanë filluar të mblidhen mijëra studentë dhe njerëz të tjerë në për të demonstruar kundër qeverisë serbe dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Protesta ka të bëjë me vdekjen e 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad.
Organizatorët kanë thënë se protesta e sotme pritet të jetë prej më të mëdhave që është organizuar ndonjëherë në Serbia.