Reagon Dhoma e Tregtisë: Kërkojmë nga Qeveria Kurti të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka reaguar pas propozimit për rritjen e çmimit të rrymës për 15% nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Përmes një postimi, Dhoma e Tregtisë janë shprehur se kanë pritur me shqetësim të madh rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
“Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës. Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset.” – thuhet në reagim.
DhTIK ka kërkuar nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë.
“Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve.” – thuhet në përfundim të reagimit nga Dhoma e Tregtisë.
DhTIK kërkon nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë
Dhoma e Tregtisë dhe…
Posted by Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë on Saturday, March 15, 2025