“Kurti më 2019 tha se rryma duhet të lirohet se flemë mbi thëngjill “- Bajrami pas propozimit për rritjen e rrymës prej 15%

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për çështjen e paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15 %.
Bajrami ka kujtuar deklaratën e Kurtit të vitit 2019, kur kishte thënë se çmimi i energjisë elektrike duhet të lirohet meqë është tepër shtrenjtë kur dihet se Kosova fle mbi thëngjill.
“Albin Kurti në vitin 2019 ka thënë:“Energjia duhet të lirohet, sepse është tepër e shtrenjtë kur flemë mbi gjithë këtë energji”. Por çfarë ka ndodhur nën qeverisjen e tij? Ngritja më e madhe e çmimit të energjisë në historinë e Kosovës! Tani ZRRE propozon rritje tjetër prej 15% nga 1 Prilli 2025. Çfarë do të thotë kjo për faturat tuaja?Fatura e prillit 2025 për të njëjtën sasi të energjisë do të jetë 15% më e lartë se ajo e prillit të vitit 2024 dhe kjo rritje nuk është e vetmja!”, ka shkruar Bajrami.
Kurti, Faturat e Energjisë dhe Bizneset ⚡📈
Albin Kurti në vitin 2019 ka thënë:“Energjia duhet të lirohet, sepse është…
Posted by Hykmete N. Bajrami on Saturday, March 15, 2025