Numër i madh i forcave policore në Beograd para nisjes së protestës

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri.
Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.
Në anën tjetër, një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët, siç raporton Radio Evropa e Lirë, transmeton Periskopi.
Po ashtu, të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.
Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.


