Prizren: Një punonjës i sigurimit fizik gjendet i vdekur në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën në Prizren.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet fjalë për një sigurim fizik.
Sipas policisë, me vendim të prokurori trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Tranziti i Ri, Prizren 15.03.2025 – 00:10. Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.