“Falë Qeverisë Kurti kësaj here rryma shtrenjtohet vetëm për 15%”- Hamiti ironizon me Qeverinë

“Falë Qeverisë Kurti kësaj here rryma shtrenjtohet vetëm për 15%”- Hamiti ironizon me Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas paralajmërimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Ai ka ironizuar me Qeverinë Kurti duke thënë se falë kësaj qeveria shtrenjtimi e rrymës do të jetë vetëm 15 për qind.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti është tallur me ekzekutivin, duke shkruar se “shpresa ka emër”.

“Falë Qeverisë së Shpresës (të Albin Kurtit, domethanë), kësaj here rryma shtrenjtohet për vetëm 15%! Për biznese të mesme dhe të mëdha më shumë! Shpresa ka emër! Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare #KREJTdheDREJT!”, ka shkruar Hamiti.

Falë Qeverisë së Shpresës (të Albin Kurtit, domethanë), kësaj here rryma shtrenjtohet për vetëm 15%!
Për biznese të…

Posted by Muhamet Hamiti on Friday, March 14, 2025

Shpërndaje në: